Ylli i Bollywood vret veten në moshën 34-vjeçare

Ylli i Bollywood vret veten në moshën 34-vjeçare

14:28, 15/06/2020
A+ Aa A-

Ylli i Bollywood, Sushant Singh Rajput është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Mumbai të dielën.

Aktori ndërroi jetë në moshën 34 vjeçare.

Policia tha se sipas hetimeve paraprake ai ka kryer vetëvrasje.

Vdekja e tij ka ngjallur debate të reja mbi shëndetin mendor dhe depresionin.

“Flisni, komunikoni, shprehuni dhe kërkoni ndihmë,”- shkroi aktorja Deepika Padukone, e cila ka folur hapur për betejën me shëndetin mendor. “Mos harroni ju nuk jeni vetëm. Në këtë jemi të gjithë bashkë. Dhe më e rëndësishmja, ka shpresë.”

Ndërsa shumë te tjerë thanë se është e vështirë në Indi që të flitet për problemet e shëndetin mendor, për shkak të mungesës së mirëkuptimit dhe tabuve mbi këtë temë.

Ai debutoi për herë të parë si aktor në filmin “Kai Po Che!”.

Ndërsa është bërë i njohur për rolin në filmin MS Dhoni: The Untold Story.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco