4 vite pas sherrit të bujshëm, Enca pajtohet me Noizy-n?

4 vite pas sherrit të bujshëm, Enca pajtohet me Noizy-n?

07:58, 05/06/2020
A+ Aa A-

Enca dhe Noizy kanë qenë një nga dyshet më interesante në muzikë të cilët sollën hite që ende dëgjohen edhe sot.

Por diçka ndodhi mes tyre dhe ata nuk flasin me njëri-tjetrin, ndërsa Enca është shprehur më herët që nuk do bashkëpunone kurrë më me të.

Së fundmi Enca ka postuar një video në Instastory teksa shfaqet duke kënduar këngën ‘Bow Down’ që e ka në bashkëpunim me Noizy.

Ky veprim i këngëtares i ka bërë të gjithë të mendojnë se tanimë dyshja e artistëve i ka lënë në të shkuarën problemet e tyre dhe janë pajtuar.

Deri më tani vetë Noizy dhe Enca nuk kanë folur konkretisht më për raportin mes tyre, megjithatë vlen të rikujtojmë se disa javë më parë e pyetur në Instastory nga fansat e saj nëse e ka menduar pajtimin me Noizyn, Haxhia pohoi se po.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco