'Ti ma ke nxjerrë sekretin mua', ja çfarë i thotë Rudina Magjistari këngëtares

'Ti ma ke nxjerrë sekretin mua', ja çfarë i thotë Rudina Magjistari këngëtares

08:28, 23/04/2020
A+ Aa A-

Pasditen e djehsme këngëtarja e shquar e muzikës popullore Irini Qirjako ishte në një lidhje direkte për emisionin “Rudina”.

Qirjako u shpreh se dita e saj në izolim është shumë intensive pasi ka me cfarë të merret, e mbush ditën me një sërë aktivitetesh.

Image

Ajo bën punët, këndon, luan në piano dhe pasditeve bën fiskulturë, një sekret ky të cilin ia ka zbuluar moderatorja e

emisionit, Rudina.

"Po e kaloj mirë sepse ishte shumë kohë, shumë vite që ne nuk mblidheshim në shtëpi kaq gjatë dhe me thënë të drejtën kalon dita aq bukur, intensive dita. Në mëngjes ngrihem dhe laj verandën me kënaqësi, bëj koncert, këndoj, pastaj studioj piano, bëj gatimin dhe vjen pasditja bëj fiskulturë, ju e dini, se ti ma ke nxjerrë sekretin mua, bëj ecje në verandë dy orë", tha Irini.

"Ai sekret i bukur duhej ndarë me të gjithë, se ti ishe një shembull motivimi i jashtëzakonshëm', i është përgjigjur Rudina, këngëtares. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco