Alban Skënderaj:Çfarë s’do jepja për një berber

Alban Skënderaj:Çfarë s’do jepja për një berber

10:53, 07/04/2020
A+ Aa A-

Pandemia Covid-19 na ka mbyllur të gjithëve në shtëpi dhe ndër vështirësitë e para me të cilat janë hasur kryesisht meshkujt është qethja e flokëve.

Një “hall” të tillë po e vuan edhe këngëtari Alban Skënderaj, i cili ka ndarë me ndjekësit në Instagram shqetësimin e tij.

Këngëtari tregon se me hir a me pahir, është rikthyer në look-un e tij të vjetër të vitit 2005, kur mbante flokë të gjatë.

Albani shprehet se ç’nuk do të jepte për një berber në këtë periudhë të vështirë.

Këngëtari ka publikuar foton me look-un e karantinës, krahas së cilës shkruan:

“U riktheva me pahir në 2005! Thuaj të vërtetën, çfarë s’do jepje për një berber/ parukier”- shkruan ai, fjalë të cilat i ndjemë më shumë se kurrë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Berberi07/04/2020 12:10

Pa pahir, ato qe do jepje tek "parukieri", jepi atje ku kane nevoje.

Shto koment

Denonco