E izoluar prej tre javësh, në shoqërinë e kujt po i kalon këto ditë Klaudia Pepa?

E izoluar prej tre javësh, në shoqërinë e kujt po i kalon këto ditë Klaudia Pepa?

20:48, 29/03/2020
A+ Aa A-

Italia është një nga vatrat e Koronavirusit në Europë. Mes shumë shqiptarëve që jetojnë atje, është edhe balerina e njohur, Klaudia Pepa. Në një lidhje me Skype për emisionin “Rudina” në Tv Klan, Klaudia Pepa tha se prej 3 javësh ajo është vetëkarantinuar në sht?pinë e saj në Brescia dhe del vetëm sa për të blerë ushqime.Por ajo nuk ndihet e vetmuar, pasi ka shoqërinë e dy miqve të saj besnikë, dy qenushëve.

Rudina Magjistari: Ti vetë sa e tensionuar ke qenë gjatë kësaj periudhe? Ke pasur frikë ndopak?

Klaudia Pepa: Po patjetër, frika ekziston. Unë kam më shumë se 3 javë që jam brenda në shtëpi, por që të them të drejtën dal njëherë në javë në supermarket për të bërë pazar, për të blerë ushqime. Normalisht nuk mungon maska, dorezat dhe largësia me njëri-tjetrin. Tani në supermarket kanë vënë edhe disa rregulla, me radhë njerëzit, që nuk mbushet supermarketi plot, nuk është ajri i ndotur.

Rudina Magjistari: Klaudia, ti je vetëm në shtëpi apo jeton me dikë?

Klaudia Pepa: Edhe vetëm nuk jam sepse kam dy qenusha. Janë shtrirë që të dy.

Rudina Magjistari: Ti i do shumë qentë apo jo? Je e lidhur me ta?

Klaudia Pepa: Po i dua shumë. Jam shumë e lidhur me ta. I kam mësuar edhe se si të kërcejnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco