Ish e dashura e Al Paçino-s rrëfen për herë të parë arsyen e ndarjes me aktorin

Ish e dashura e Al Paçino-s rrëfen për herë të parë arsyen e ndarjes me aktorin

13:53, 19/02/2020
A+ Aa A-

Ish e dashura e aktorit Al Paçino, Meital Dohan ka vendosur më në fund të tregoj arsyen pse ajo është ndarë nga aktori.

Pothuajse pas dy vitesh lidhje aktorja izraelite 43 vjeç tregoi se ajo i dha fund me Al Paçinon 79 vjeç për shkak të hendekut të madh të moshës.

‘Është e vëshitrë të jesh me një burrë të madh në moshë edhe pse ai është Al Paçino’ është shprehur Dohan për revistën izralite ‘Lalsha’.

‘Unë u përpoqa ta kaloj këtë hendek por për të qënë e sinqertë ai tashmë është një burrë i moshuar. Pra me gjithë dashurinë time nuk zgjati’ duke shtuar më tej:

'E dua dhe e vlerësoj dhe isha shumë e lumtur që isha atje kur ai kishte nevojë për mua. Më vjen mirë që kjo marrëdhënie ndodhi mes nesh dhe shpresoj se do të mbetemi miq të mire.’

Gjithashtu ajo tregoi se Al Paçino nuk i blinte kurrë dhurata.

'Ai më blinte vetëm lule.Si ta them me mirësjellje nuk donte të harxhonte para’.

Epo siç duket nuk ka qënë vetëm hendeku i moshës arsye pse Dohan është ndarë nga Al Paçino.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco