Bija ime/ Ojkyn e akuzojnë se ka vjedhur para, ja ç’do ndodhë nesër

Bija ime/ Ojkyn e akuzojnë se ka vjedhur para, ja ç’do ndodhë nesër

20:32, 09/12/2019
A+ Aa A-

Demir i tregon Xhandanit se si Ojkyt iu rikthye kujtesa papritur. Sevgi bëhet merak për Ugurin dhe i kërkon ndihmë babait. Vajza që mban peng Ugurin kërkon të martohet me zor me të. Xhandan përballet me Xhemalin dhe ky i fundit e acaron duke i thënë se do i tregojë Demirit të vërtetën.

Xhandan i kërkon të mos ia prishë lumturinë Ojkyt por Xhemal është i vendosur që të hakmerret. Ojkyn e akuzojnë se ka vjedhur paratë e shoqes së klasës. Ilajda e quan hajdute Ojkyn dhe thotë se ajo është e sëmurë.

Ojky preket nga akuzat e shoqeve dhe nuk e beson që është e sëmurë. Xhandan shlyen borxhin që Demir ka ndaj Muratit. Murat kupton që Xhandan ka shitur makinën dhe pranon të mos marrë pjesën tjetër të parave.

Nëna e Ugurit kërkon nëpër rrugë për të birin duke i treguar kalimtarëve foton e tij. Demir detyrohet ta gënjejë nënën e Ugurit duke i thënë se ai është në shtëpinë e një shoku. Sevgi i tregon Demirit që Ojkyn e akuzuan në klasë se ka vjedhur para.

Demir pranon para Ojkyt që ai ka qenë i detyruar të vjedhë dhe i premton se nuk do ta bëjë më kurrë. Murat i kërkon Xhandanit të dalin për darkë dhe ajo pranon. Ugur i merr fshehtas celularin vajzës që e mban peng. Ai telefonon Demirin dhe i kërkon ndihmë./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco