Bija ime/ Demir merr një vendim për Zejnepin, ja ç’do ndodhë nesër

Bija ime/ Demir merr një vendim për Zejnepin, ja ç’do ndodhë nesër

20:56, 05/12/2019
A+ Aa A-

Ojky pyet tezen nëse është sëmurë. Zejnep nuk i tregon Ojkyt për sëmundjen. Demir zihet me Zejnepin dhe kërkon të dijë pse ajo është rikthyer për ta marrë Ojkyn. Zejnep sillet si e penduar që e ka braktisur Ojkyn.

Demir vendos që Zejnep të jetojë me to përkohësisht në mënyrë që Ojky të mos largohet nga shtëpia. Xhemal përfiton nga kjo situatë. Demir nuk ndihet i qetë kur Ojky është pranë Zejnepit.

Mertxhan i thotë shokëve të klasës të mos i tregojnë Ojkyt për sëmundjen. Zejnep dhe Xhemal thurin plane. Xhemal i ofron Zejnepit para në këmbim të Ojkysë. Shokët e klasës së Ojkyt e ndihmojnë atë.

Xhandan kërkon ndihmën e një doktori tjetër për terapinë e Ojkysë. Sevgi i tregon Ugurit se Xhemali është babai i Ojkysë. Ugur kërcënon Xhemalin që të mos marrë Ojkyn.

Xhandan mëson se Ugur ka marrë vesh që Xhemali është babai i Ojkysë. Ajo përpiqet të ndalojë Ugurin para se t’i thotë Demirit të vërtetën. Ugur vendos t’i kthehet punëve të pista për të fituar para./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco