Loredana bleu makinën super luksoze, gruaja zvicerane ironizon reperen

Loredana bleu makinën super luksoze, gruaja zvicerane ironizon reperen

10:43, 26/06/2019
A+ Aa A-

Tashmë skandali i Loredanës me çiftin e njohur zvicerian është bërë i njohur për të gjithë.

Pak ditë më parë prokuroria  zviceriane i’a bllokuan të gjitha llogaritë bankare reperes pasi pasuria e saj shihet si e dyshimtë.

Mirëpo, kjo nuk e ndali reperen shqiptare dhe bashkëshortin e saj Mozzik që të vazhdonin me blerjet e shtrenjta.

Image

Ata treguan nëpërmjet disa postimeve se kishin blerë një makinë të re të tipit Mercedes Benz.

Lidhur me këto lajme ka reaguar së fundmi edhe gruaja zvicerane Petra Z. e cila ironizoi kërkesën e Loredanës për avokat shtetëror pasi sipas saj nuk ka lekë.

“Nuk ka para për shpenzime ligjore, por me sa duket ka shumë për një Mercedes të ri. Tani, ata kanë tri vetura, ndërsa ne jetojmë në varfëri. Kjo gjë po mathyen zemrën”, tha Petra Z. për Blick.Burimi:Gazeta Express.

ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco