Urimi plot dashuri i Ardit Gjebreas për kosovarët

Urimi plot dashuri i Ardit Gjebreas për kosovarët

18:56, 12/06/2019
A+ Aa A-

Kosova feston sot 20 vjetorin e çlirimit nga forcat e okupatorit serb dhe në këtë datë ka vendosur ta urojë edhe prezantuesi i njohur shqiptar, Ardit Gjebrea.

Në llogarinë e tij të rrjetit social Instagram ai postoi një fotografi të para 20 vjetëve, konkretisht të hyrjes së trupave të KFOR-it në vendin tonë dhe la këtë shënim:

“20 vite më parë si sot, NATO i jep fund masakrave të forcave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë. Përfundoi makthi i vrasjeve, djegieve, dhunimeve, dëbimeve!

Dita e çlirimit të Kosovës është një ditë e bekuar për të gjithë shqiptarët! U rikthye paqja, drejtësia, dinjiteti! Gëzuar vëllezër! ♥”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco