FOTO/ Keisi e dashuruar marrëzisht me Stresin por ja çfarë thotë për vjehrrin e saj

FOTO/ Keisi e dashuruar marrëzisht me Stresin por ja çfarë thotë për vjehrrin e saj

11:33, 12/06/2019
A+ Aa A-

U bënë disa muaj që reperi i njohur Arkimed Lushaj (Stresi) vazhdon të të qëndrojë në burg, ndërkohë që partnerja e tij Kejsi mban të informuar ndjekësit me informacione për marrëdhënien e tyre në mungesë të tij.

Përveç dedikimeve që ajo i bën herë pas here atij, lidhja e tyre ka qenë edhe më e fortë këtë periudhë, që çifti po përjeton një marrëdhënie në distancë, ndërsa Keisi ka treguar se ajo është një nga mbështetjet më të mëdha të reperit.

E së fundmi ajo ndodhet në Tiranë  ku dhe siç dhe ka deklaruar arsye e vetme pse ajo ka ardhur është bashkëshorti i saj Stresi.

Por jo vetëm kaq Kesi gjithmonë ka treguar se ka një marrëdhënie shumë të mirë me vjehrrën dhe vjehrrin e saj.

 Pak minuta më parë ajo ka vendosur që të thotë publikisht disa fjalë të për vjehrrin.

Keisi ka publikuar një foto ku shfaqet së bashku me Stresin dhe babain e tij dhe pranë saj ka shkuar:

“Sali Lushaj je i pazëvendësueshëm dhe shkëmbi i familjes tonë! Të admiroj për çdo gjë që bën, je prind i përkryer, bashkëshort i shkëlqyer, por zbulimin e madh e kam bërë unë që je dhe vjehrri i mrekullueshëm! Nuk ka asgjë më të shtrenjtë se familja dhe unë ndihem me fat që jam pjesë e familjes tënde! Arkimedi dhe Keisi”, përfundon ajo.  

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco