Pjesëmarrja e Shqipërisë në “Eurovision 2019”, përfaqësuar nga këngëtarja Jonida Maliqi me “Ktheju Tokës” u vlerësua me 1 pikë nga juria italiane.
Pse nuk e votuan vendet fqinje Shqipërinë? Më konkretisht, e kemi fjalën për Italinë!
Dhe në lidhje me këtë vlerësim të Italisë aktorit të njohur të humorit Visjan Ukcenaj ende nuk i ka dalë inati.
Ai përmes disa videove të postuara në Insta Story i thumbon keq italianët, madje edhe ka përdorur një fjalor që lë për të dëshiruar kundrejt tyre.
“Akoma nuk më del inati me ato pikët e Italisë në Eurovision! Këta makaronat, këta spagetit. Po si ore s’na jepni pikë, po jemi komshinj mo, ju kemi vjedh mo, ju kemi hy nëpër shpia, iu kemi pastru nënat, o ju, ju bëfshim nënat. Po s’bëhet kështu mor shok, po jemi fqinj. Ju ndërtoni biznese tek ne, keni hap 700 mijë call center-a italianë këtu”, është shprehur Ukcenaj.
Për më shumë, shihni videon e mëposhtme…
© SYRI.net