Zana Çela: Ndihem fajtore me tim bir, me tim shoq…aspak!

Zana Çela: Ndihem fajtore me tim bir, me tim shoq…aspak!

17:10, 15/04/2019
A+ Aa A-

Drejtoresha e Teatrit Kombëtar dhe Operës e Baletit, Zana Çela, ka rrëfyer së fundmi marrëdhëniet që ka me bashkëshortin dhe djalin e saj. E ftuar në “E Diell”, Zana u shpreh se askush prej tyre nuk mundohet të ushtrojë kontroll mbi të. Më tej, ajo tregoi se karshi djalit të saj Dori ndihet gjithmonë në faj, ndërsa ndaj të shoqit jo.

“Asnjëri prej tyre nuk ma bën “zap” në shtëpi, por ndihem gjithmonë fajtore me Dorin sepse më duket sikur s’jam nga ato nëna që ia plotësoj të gjitha.  Jam më shumë mama jashtë shtëpisë sesa brenda saj, ndërsa me bashkëshortin nuk ndihem aspak në faj”– u shpreh ajo.

Sa i takon partneres së ardhshme që mund të ketë i biri, Zana tha se do ta dojë shumë atë për vetë faktin se nuk ka vajzë. “Unë i them gjithmonë Dorit që ti duhet ta respektosh, vlerësosh shumë dhe se ajo duhet të ndjehet e përkëdhelura jote”-vijoi më tej drejtoresha e TKOB-së.

Zana Çela u shpreh se pavarësisht familjes së shëndetshme që ka krijuar, ka kaluar edhe ajo vështirësi në jetë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco