Vrasje të vogla/ Oja fut në sherr Merven dhe Pelinin, ja ç’do ndodhë nesër

Vrasje të vogla/ Oja fut në sherr Merven dhe Pelinin, ja ç’do ndodhë nesër

21:55, 10/04/2019
A+ Aa A-

Merve e turpëron Burxhun gjatë festës së ditëlindjes. Pelin takohet me Burxhun dhe mëson se çfarë i bëri Merve. Pelin dhe Merve shkojnë të takojnë Arzun. Arzu i tregon ftesën që i bëri Oja. Merves dhe Pelinit i del gënjeshtra dhe të dyja e pranojnë se Oja i ka ftuar.

Pelin mendon se Oja i ka ftuar për t’i dhënë lamtumirën. Merve telefonon Nihalin dhe mëson se Oja nuk do largohet dhe e ka blerë shtëpinë. Merve fton Pelinin dhe Arzun të blejnë një dhuratë për Ojan. Tajlan shkon të takojë Mehmetin.

Burxhu ndërpret bisedën e tyre dhe i kërkon Mehmetit të flasin. Ajo qan dhe kërkon të zhvendosen në shtëpinë e re. Mehmet i premton se shumë shpejt do kenë shtëpinë e tyre. Burxhu kërkon edhe unazë fejese. Mehmet ja plotëson dëshirën.

Merve, Pelin dhe Arzu shkojnë të blejnë dhuratë për Ojan. Meve vendos të marrin një pikturë me një familje për ta bërë Ojan të ndihet keq. Mehmet dhe Burxhu shkojnë të blejnë unazën e fejesës. Burxhu zgjedh unazën më të shtrenjtë.

Argjendari paralajmëron Mehmetin se Burxhu e do vetëm për para. Merve i tregon Serhanit se do shkojnë për darkë tek Oja. Ai habitet dhe pranon. Pelin kërcënon Tajlanin përpara se të shkojnë tek Oja.

Merve, Serhan, Pelin dhe Tajlan shkojnë për darkë në shtëpinë e Ojas. Oja dhe Serhan vendosen në siklet teksa takojnë njëri-tjetrin. Merve i tregon Ojas dhuratën. Oja preket kur sheh pikturën e një familje por bën sikur i pëlqen shumë dhe e vendos në krye të shtëpisë.

Serhan dhe Tajlan e gjykojnë veprimin e Merves dhe Pelinit. Serhan ndihmon Ojan në kuzhinë dhe e pyet nëse ai po e mërzit. Ata nuk arrijnë të flasin dot pasi Pelin e ndërpret bisedën e tyre.

Pelin i tregon Ojas se do shkojë tre ditë me pushime me Tajlanin për të kaluar kohë vetëm të dy. Serhan dhe Tajlan largohen nga darka dhe i lënë gratë vetëm. Tajlan i tregon Serhanit se e pëlqen shumë Ojan dhe ishte në shtëpinë e saj. Serhan bëhet xheloz.

Oja i fut në sherr Merven dhe Pelinin dhe i tregon Arzus se ato e dinin për lidhjen e Mehmetit me Burxhun. Merve e mohon. Oja zbulon se Pelin do shkojë në hotel me Tajlanin. Merve habitet dhe i kujton Pelinit lidhjen e vjetër të Ojas me Tajlanin. /revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco