Rita Ora është shfaqur para mediave në një konferencë për shtyp në Prishtinë.
Këngëtarja shqiptare po qëndron në vendlindje si ambasadore e vullnetit të mirë të organizatës ndërkombëtare të UNICEF-it.
Artistja jonë gjatë qëndrimit tre ditor do të marrë pjesë në disa aktivitete humanitare në dobi të viktimave të dhunës seksuale në Kosovë.
Rita Ora (Unicef Kosovo Programme)
“Jam e kënaqur që jam në Kosovë. Këtu jam prej dy ditë , por kam pasur një udhëtim fantastik me UNICEF-in. Dua të them se kam pasur shumë takime me të rinjtë e Kosovës. Jam mahnitur me resurset, që kanë rinia dhe ishin frymëzuese. Do të bëjë çdo gjë që mundem të ndihmojë rininë dhe kulturën. Jam e lumtur dhe krenare, që jam nga ky vend. Me të vërtetë jam krenare, që më është mundësia që të ndihmojë të rinjtë e vendit tim”, tha bukuroshja.
Kujtojmë se çdo shitje nga brendi i linjës së çantave, “Rita x Escada”, një për qindje e saj do të shkojnë për bamirësi në Kosovë.
28-vjeçarja do të vazhdojë gjatë javës së ardhshme me koncerte anembanë globit për të promovuar albumin e ri, “Phoenix”.
© SYRI.net