FOTO/ Justin Bieber tha ‘vazhdoj ta dua Selenën’, ky reagim i Hailey Baldwin do të thotë shumë!

FOTO/ Justin Bieber tha ‘vazhdoj ta dua Selenën’, ky reagim i Hailey Baldwin do të thotë shumë!

20:49, 28/03/2019
A+ Aa A-

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin kanë qenë në qendër të vëmendjes për shkak të deklaratës së këngëtarit disa ditë më parë. 25-vjeçari i ka kthyer përgjigje një fansi në ‘Instagram’ duke i thënë se ai duhet të mbrojë martesën me modelen dhe se tashmë është i dashuruar kokë e këmbë me të.

Në këtë mori deklaratash dhe komentesh, Baldwin ka zgjedhur mos të flasë aspak, por të shfaqet në një nga daljet e saj me kapelen në kokë me mbiemrin Bieber. Modelja ka preferuar gjithmonë të mbështesë partnerin e saj në heshtje dhe t’i tregojë atij se gjendet aty për të pavarësisht çdo gjëje.

Ju kujtojmë se Justin Bieber nuk është penduar aspak rreth replikës që bëri për martesën e tij ditën e djeshme në ‘Instagram’. Një burim i afërt me këngëtarin ka treguar për ‘Hollywoodlife’ se Justin e ndjen për “detyrë” ta mbrojë martesën dhe bashkëshorten e tij me çdo kusht. Synimi i tij i vetëm është të jetë pranë Baldwin, sepse ajo është femra që ai ka zgjedhur të vazhdojë jetën.

Kujtojmë se një fans ju drejtua këngëtarit duke i thënë se ishte martuar vetëm për të rifituar sërish Selenën. Bieber reagoi duke thënë se tashmë jeta e tij është Hailey dhe se kush ofendon atë ka ofenduar dhe 25-vjeçarin.

Kujtojmë se dyshja Justin-Hailey është vënë shpesh në qendër të vëmendjes për shkak të problemeve të shumta të shëndetit që këngëtari ka pasur kohën e fundit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco