Bixhoz me dashurinë/ Pinki nuk heq dorë dhe bën plan kundër Anikës, ja ç’do ndodhë këtë javë

Bixhoz me dashurinë/ Pinki nuk heq dorë dhe bën plan kundër Anikës, ja ç’do ndodhë këtë javë

19:40, 10/03/2019
A+ Aa A-

Shivai i punon një rreng Anikës gjatë ritit. Xhanvi rikthehet në shtëpinë Oberoi së bashku me Piterin dhe Kaverin. Ajo dhe familja bashkëpunojnë për të zbuluar pse Texh hiqet si Piter. Balram tenton të vrasë Omin dhe Gorin duke i vënë flakën spitalit.

Om shpëton Gorin dhe fshihen nga njerëzit e Balramit. Anika më në fund i thotë Shivait se e dashuron. Por përgjigja e Shivait e nervozon. Anika vendos të hakmerret ndaj tij. Bavja me ndihmën e Texhit arrin të marrë çelësin që fsheh Zvetlana.

Om dhe Gori rikthehen në shtëpinë Oberoi pas udhëtimit të vështirë. Om nxehet me prezencën e Zvetlanës në shtëpi. Vëllezërit bindin Omin të bashkëpunojë me ta për të zbuluar pse Zvetlana po e kërcënon Texhin.

Pinki vazhdon të fajësojë Anikën. Shivai ndalon Pinkin të përfshihet në jetën e tij dhe Anikës. Om vendos të përzë nga shtëpia Texhin dhe Zvetlanën. Familjarët bëjnë një plan kundër Zvetlanës por ajo e kupton dhe fajëson Texhin që po bashkëpunon me ta.

Pinki mendon të mbajë një rit për Shivain dhe Anikën. Gjyshja dyshon se Pinki ka ndonjë plan. Gori shkon në ekspozitën e Omit por turpërohet kur sheh vajza të veshura moderne. Gori bëhet xheloze kur e sheh Omin duke biseduar me një vajzë./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco