Bashkëshortja e Altin Bashës paska qënë këngëtare e njohur por askush s'e ka ditur

Bashkëshortja e Altin Bashës paska qënë këngëtare e njohur por askush s'e ka ditur

15:12, 07/02/2019
A+ Aa A-

E ftuar së fundmi në emisionin ‘Soiree’ ishte bashkëshortja e regjizorit të njohur Altin Bashës, Ilirjana.

Ilarjana është e njohur tashmë si kostumografe por në emision zbuloi për publikun një informacion që pak veta e dinë.

Dikur ajo ishtë këngëtare dhe këndonte live nëpër lokale të ndryshme të Kosovës gjë e cila ishte jo fort e zakontë për kohën.

Megjithatë pas njohjes dhe martesës me Altinin asaj iu desh të heqtë dorë nga ky profesion.

‘Kam kënduar që e vogël mirëpo me bandën pastaj kemi filluar nga viti ’94. Një bandë jazz-rock kryesisht, se Kosova ka qënë e njohur prej të ’70- tave me rockyn dhe jazzin. Por s’kishte shumë femra që këndonin. Më shumë i kisha miq ata ‘hajde këndo me ne’ kështu fillova’ tregoi Ilirjana.

‘Nuk ishte profesioni im ai ishte thjesht hobi të cilin unë kënaqësha kur e bëja. Daljet në skenë kanë qënë deri në vitin 2000 ose më saktë derisa u martova. Pastaj burri më tha ‘S’ka më me këndu hajde këndo në shpi’ ka rrëfyer Ilirjana e cila ka lënë pa fjalë publikun me performancën e saj në studio siç mund ta ndiqni në videon e mëposhtme.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco