‘Nuk dua të jetoj më’. Ish i fejuari i Ariana Grandes paralajmëron vetvrasjen

‘Nuk dua të jetoj më’. Ish i fejuari i Ariana Grandes paralajmëron vetvrasjen

09:00, 16/12/2018
A+ Aa A-

Aktori Pete Davidson dhe këngëtarja Ariana Grande u ndanë në muajin tetor të ketij viti, pak kohë pasi ish i dashuri i saj Mac Miller u nda nga jeta.

Pas vdekjes së Mac Miller këtë herë Pete Davidson, ish-i fejuari i Ariana Grandes postoi një mesazh të frikshëm në Instagram, ku paralajmëronte vetëvrasjen.

 “Nuk dua të jetoj më. Po përpiqem shumë, por s’e di sa mund të rezistoj. Thjesht kam dashur të ndihmoj të tjerët. Kini parasysh që ju paralajmërova', shkruante ai dhe më pas fshiu llogarinë në Instagram.

Image

Mediat shkruajnë se këngëtarja ka vrapuar pas tij për t’i qëndruar pranë në këto moment të vështira.

Davidson ishte diagnostikuar me çrregullim të personalitetit dhe pak orë para postimit shqetësues, ai lëvdoi Kanye West që flet hapur për shëndetin mendor.

Bravo Kanye West që i del zot vetes duke folur për shëndetin mendor. Nuk mund t’ju shpjegoj sa e vështirë dhe e frikshme është të jesh i sinqertë në lidhje me gjëra të tilla. Ne kemi nevojë për njerëz si Kanye. Askush nuk duhet të të drejtojë gishtin për trimërinë e të folurit në lidhje me shëndetin mendor. Unë jam seriozisht i lodhur” është shprehur Pete Davidson. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco