16 personazhet e famshëm shqiptarë që kanë qenë djem ose vajza videoklipesh

16 personazhet e famshëm shqiptarë që kanë qenë djem ose vajza videoklipesh

15:03, 18/06/2018
A+ Aa A-

Ndoshta nuk e kishit vënë re por ka nisur një trend i ri në videoklipet e këngëve shqiptare. Pas fenomenit për të rikthyer hitet e vjetra në versione të kohës, në shumë klipe tashmë do të shikoni si imazhe emra të njohur të ekranit shqiptar.

Në fakt kjo traditë duket sikur i ka rrënjët kohë më parë me këngën e dashur të Pirro Çakos, videoklipi i cili u realizua vite pas publikimit të këngës kishte në qendër të vëmendjes një pjesë nga xhirimet e një filmi mes Jonida Vokshit dhe Amos Zaharisë.

Së fundmi ishin dy këngëtarët Klajd Haruni dhe Bruno, që vendosën të bënin pjesë të klipit moderatoren Anjeza Shahini. “Iconstyle.al” ju kujton të gjitha klipet pjesë e të cilëve u bën personazhe të njohur shqiptarë.

Anjeza Maja te klipi i “Mbase”, Klajdi Haruni dhe Bruno


Moderatorja shqiptare që prej vitesh jemi mësuar ta shohim në rolin e drejtueses së shumë emisioneve, e pamë ditën e djeshme në këngën më të re të Klajdit dhe Brunos në një tjetër version. Me stilin bohemian, Anjeza pasqyronte imazhin e një femre të lumtur, që pavarësisht gjithçkaje kërcen dhe këndon.

Oriola Marashi te klipi “Toto” i Noizy-t


Ish-modelja e “Icon Agency” prej kohësh është vënë në qendër të vëmendjes për ekspozimin e formave të trupit. Por kur u shfaq në klipit e fundit të reperit shqiptar Noizy preferoi që të ishte e veshur. Me tuta sportive dhe cigare në dorë, Oriola kishte vetëm rolin e mikeshës dhe mjaftonte prezenca e saj.

Aulona Musta në klipin “Dua” të Encës


Gazetarja dhe moderatorja shqiptare luante rolin e një gruaje, të cilën burri e tradhtoi me këngëtaren. Fundi i saj është tragjik, pasi shtëpisë ku jetonte Enca vendosi t’i vinte flakën.

Oni Pustina te klipi “N’Errësirë” i Jonida Maliqit


Këngëtarja Jonida Maliqi vendosi që të rikthehej në muzikë dhe që të rikthente në vëmendje mikun e saj ish-Misterin Oni Pustina. Ky i fundit ka treguar prej kohësh që nuk është vetëm një mashkull i pashëm, por edhe një aktor shumë i denjë.

Arta Nitaj në klipin “A më do” të Brunos


Përpara se të shfaqen bashkë në klip dyshja u përfol se ishte në një lidhje. Por pas publikimit të videos këngëtari tregoi se ishte ndarë përpara se ai të publikohej. “A më do” është një këngë dashurie në të cilën nuk mungojnë as puthjet mes aktores nga Kosova Arta Nitaj dhe Brunos.

Suzana Mushkolaj në klipin “Berlusconi” të Ghetto Geasy-t


Nëna e këngëtares Argjentina Ramosaj, Suzana Mushkolaj, është cilësuar nga portalet shqiptare si një nga gjyshet më seksi, e jo më kot. Ndaj kur u shfaq në videoklipin “Berlusconi” menduam se ishte zgjedhja perfekte, për të luajtur rolin e një gruaje sensuale.

Angela Martini te “100 Probleme” e Ledri Vulës


Në vitin 2014 kur u publikua klipi u përfol se Ledri dhe Angelina ishin në një lidhje dhe kjo jo pa shkak. Modelja shqiptare shfaqet me të brendshme, ndërsa provokon me lëvizjet e saj, por nuk mungojnë as puthjet në buzë.

Marina Vjollca te klipi “Luanët” i Luanës dhe Blunt & Real


Moderatorja shqiptare Marina Vjollca tregoi mbështetjen e saj për të motrën, Luanën në klipin e këngës “Luanët”. Kënga e publikuar 4 vite me parë ishte e dyta e realizuar nga Luana, ndaj motra e saj vendosi që të ishte pjesë e klipit për të treguar se ka përkrahjen e saj për të nisur karrierën në muzikë.

5 këngëtaret te klipi i “U bo vonë” i Capital T


Këngëa “U bo vonë” u kthye në një hit kur u publikua 8 vite më parë në 2010. Por vazhdon ende të dëgjohet në radio apo klubet e natës. Pjesë të klipit në atë kohë Capital T bëri 5 këngëtaret e njohura shqiptare: Nora Istrefin, Tunën, Dafina Zeqrin, Greta dhe Eni Koçin.

Amarda Toska në klipin “Trëndafile” të Ardian Trebickës

Kot mundoheni që të gjeni në “YouTube” ose “Google” ndonjë gjurmë nga ky bashkëpunim. Amarda Toska, e cila ishte në atë kohë blerinë, ishte imazhi i këngës së njohur “Trëndafile” të Ardian Trebickës.

Jonida Vokshi dhe Amos Zaharia te klipi “Xhulit” i Pirro Çakos


Dy aktorët në vitin 2008 luajtën në filmin “Shenjtoria”. Pirro Çako me lejen e produksionit vendosi që të bëjë pjesë të klipit pjesë nga filmi, ku shfaqen Jonida Vokshi dhe Amos Zaharia./icon style

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco