'Gangsterja e Elbasanit' fiton kurorën e bukurisë, por ... Jam femër e brishtë!

'Gangsterja e Elbasanit' fiton kurorën e bukurisë, por ... Jam femër e brishtë!

21:59, 07/06/2018

Trejsi Sejdini, modelja e njohur si "Gangsterja e Elbasanit" u shpall mbrëmjen e djeshme "Miss Universe Albania", kompeticion i bukurisë ku morën pjesë dhjetëra vajza me synimin për të fituar kurorën e më të bukurës.

Trejsi njihet nga publiku për shkak të videove me sherre apo fotot që poston në rrjete sociale, por sot e ftuar në "Vizionin e pasdites", Missi ka treguar më shumë për veten.

"Jam thjesht 18 vjeç, një moshë shumë e brishtë dhe e vogël për të qenë një person me shumë eksperienca jete. Studioj në shkollë, kaloj kohën time të lirë në një kurs ku mund të mësoj diçka më tepër për shkollën.

E kam dashuruar modelingun që në fëmijëri. Shqipëria nuk është një vend që të jepet mundësi e mirë për të qenë modele kështu që mendova Miss Universe Albania është mundësia më e mirë për të vazhduar karrierën jashtë.

Miss është një femër më e brishtë, krenare sesa një modele të cilat janë pak të hedhura. Edhe unë kam qenë e hedhur deri para pak kohësh se mosha bën të vetën dhe kemi bërë gabime në mënyrën sesi i kemi përdor fotot, por në Shqipëri po nuk u kritikove një çik...", u shpreh Trejsi.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco