1 maji në Gjirokastër i gjen punëtorët në pritje për të gjetur punë për të siguruar sadopak të ardhura. Syri tv sjell dëshminë e 2 punëtorëve të cilët në mungesë të një pune fikse, detyrohen çdo ditë të dalin në rrugë për të gjetur punë ditore. Ata thonë se gjejnë pune 1 ose 2 herë në muaj të cilat nuk dalin për të shtyrë muajin.
Syri TV
Me veshjen e punës dhe çantën në shpinë, ata vijojnë të dalin çdo ditë, edhe pse shpesh kthehen në shtëpi pa asnjë të ardhur. Për shumë prej tyre, kjo është rutina e përditshme dhe e vetmja mënyrë për të siguruar bukën e familjes.
Ndërsa sot 1 Maji shënohet si festa e punëtorëve, kjo datë dikur ishte simbol i protestave për të drejtat në punë. Për këta punëtorë, vështirësitë ekonomike, mungesa e punës dhe pasiguria për të ardhmen mbeten ende pjesë e përditshmërisë.
© SYRI.net