Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 19 e protestës, qytetarët vijojnë marshimin, kërkojnë larigmin e Edi Ramës

Rrëshqitja e tokës në Librazhd - Korçë, shtylla e linjës 110 kV Librazhd – Përrenjas rrezikon të rrëzohet

15:22, 21/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një shtyllë e tensionit të lartë 110 kV e linjës Librazhd – Korçë rrezikon të shembet. Ajo ndodhet pranë vendit të quajtur ‘Arrat e Gurrës’ ku vihet re dhe një rrëshqitje të madhe çka ka  bërë që autoritetet të ndalojnë qarkullimin e të gjitha mjeteve në Librazhd- Korçë.

OST njofton

Lidhur me situatën e krijuar në aksin Librazhd - Korçë si dhe raportimet mbi situatën e Linjave të Transmetimit të Energjisë, OST sqaron se:

Në shtyllën nr. 15 të linjës 110 kV Librazhd – Përrenjas, e cila është shtyllë anketore, vihet re një rrëshqitje e terrenit rreth saj. Deri në këtë moment, shtylla nuk ka pësuar asnjë deformim apo lëvizje.

Situata po mbahet në monitorim të vazhdueshëm dhe specialistët e OST-së po shqyrtojnë mundësinë e përcaktimit të një sheshi të ri për vendosjen e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco