Aksit Librazhd - Pogradec i vihet shiriti! Njoftimi: Mos lëvizni në këtë aks

Aksit Librazhd - Pogradec i vihet shiriti! Njoftimi: Mos lëvizni në këtë aks

14:29, 21/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Aksi nacional Librazhd – Pogradec, segmenti që përbën një lidhje kyçe mes Lindjes dhe Juglindjes së vendit I është vënë shiriti.

Prej ores 14:00 një postbllok policie është vendosur në Dragostunjë dhe urdhëron kthimin mbrapsht të makinave. 

Policia dhe ARRSh njoftuan se do të bëhet bllokimi i plotë i qarkullimit në këtë aks rrugor, deri në një njoftim të dytë. Segmenti pranë vendit të quajtur Arrat e Gurrës po përballet me lëvizje të konsiderueshme të masivëve të tokës

Në zbatim të këtij vendimi, policia informon:

– Ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve, përfshirë mjetet e tonazhit të rëndë, autobusët dhe mjetet e vogla;

– Pikat kufitare do të njoftojnë dhe orientojnë drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë, autobusët dhe mjetet e vogla për të mos vijuar lëvizjen në këtë aks;

– Rrugë alternative për mjetet e vogla do të jetë aksi Maliq–Lozhan–Moglicë–Gramsh, në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas.

Do të lejohen të kalojnë vetëm Ambulancat, Shërbimet zjarrfikëse dhe Mjetet e Policisë.

Shërbimet e Policisë janë të pranishme në terren për monitorimin e situatës dhe orientimin e drejtuesve të mjeteve.

Policia apelon për mirëkuptim dhe respektim rigoroz të udhëzimeve të dhëna nga strukturat e Policisë. Për çdo emergjencë, qytetarët të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco