VIDEO/ Vathi: Shqipëria po kthehet një destinacion turistik për njerëzit e Lindjes së Mesme dhe Indisë

16:52, 04/08/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur mbi situatën me turistët në Shqipëri këtë sezon turistik ishte Operatori Turistik, Besnik Vathi.

Vathi është shprehur se numri i lartë i tursitëve po vjen nga vendet e Lindjes së Mesme dhe India të cilët akne zgjedhur si vend për të bërë pushimet Shqipërinë.

Rezultatet e këtij viti natyrshëm janë shumë të mira duke renditur disa arsye, arsye e parë ë2shtë pranvera e parë pas pandemisë pa pengesa. Vitin e kaluar shtrëngesat ishin shumë të forta nga vendet europiane ndërsa këtë vit situata është kthyer në normalitetit. Bëhet fjalë për një situatë të hapur pas pandemisë, vera dhe pranvera është shumë  mirë edhe një arsye tjetër lidhet me lidhjet e shumta që Shqipëria ka me shumë qytetet evropiane dhe me kompanitë Low Cost.

Përherë të parë nga Lindja e Mesave erdhën njerëz kjo edhe për pasojë se ishim një nga katër vendet që kishim më pak shtrëngime. Në kushtet kur Shqipëria ishte i vetmi vend në europë dhe një nga aktor në botë më më pak shtrëngesa u kthye në një destinacion i kërkuar për vendet e lindjes së mesme.

 India është tregu me rritjen më të madhe të numrit të turisteve që gjeneron si vend jashtë kufinjve të tij këto janë tregje që janë në rritje të madhe  dhe përmirësimeve nga viti në vit të standardeve të jetesës. Nga Kuvajti dhe Arabia Saudite po sjellin numër të artë të turistëve dhe bënë një ndryshim të gjeografisë të turistëve që vijnë në vendin tonë vitet e fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco