Turizmi zhvlerëson euron/ 1 euro po këmbehet me 106.44 lekë

Turizmi zhvlerëson euron/ 1 euro po këmbehet me 106.44 lekë

09:04, 01/07/2023
A+ Aa A-

Euro vijon të zhvlerësohet në tregun valutor. Edhe pse pati një forcim të saj gjatë javës së kaluar, monedha europiane ka vazhduar trendin që ka ndjekur pothuajse gjatë gjithë vitit.

1 euro po këmbehet tashmë me 106.44 lekë, nga 107.6 që ishte kursi në fundjavë duke u zhvlerësuar me 0.30 lekë. Pikën më të ulët euro e arriti në 9 qershor duke u këmbyer me 105.62 lekë.

Ndërkohë dollari vijon të këmbehet poshtë kufirit të 100 lekëve. Monedha amerikane gjithsesi u forcua në krahasim me fundjavën duke u këmbyer me 98.15 lekë, pra 0.35 lekë më shumë se një ditë më parë.

Bumi i turizmit është një nga faktorët kryesorë që euro sidomos gjatë sezonit maj – shtator ka një tendencë për tu zhvlerësuar për shkak të prurjes së lartë.

Por, monedha europiane vijon të ketë trend negative që nga shtatori i vitit të kaluar, kur këmbehej me 120 lekë. Sipas Bankës së Shqipërisë vendi ynë ka përmirësuar pozicionin e jashtëm tregtar, ndërsa flet për rritje të investimeve, remitancave dhe përmirësimin e deficit korrent.

Edhe pse banka europiane ka rritur normën e interesit sërish në 3.5% duke qenë kështu në një nga nivelet më të larta që nga viti 2011, kjo nuk ka sjellë forcim të saj në tregun e brendshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco