SYRI TV/ Në Europë ulen çmimet, në Shqipëri rriten. Mbi 40% të shpenzimeve për ushqyerje

15:39, 30/06/2023
A+ Aa A-

Teksa në gjithë Evropën çmimet pësuan një ulje, në Shqipëri tendenca ishte në rritje në prill. Ndërsa në muajin maj, tregohet rritja vjetore e çmimeve që është ndikuar kryesisht nga grupi ushqime dhe pije joalkoolike.

SYRI TV

Inflacioni në Eurozonë ra për të tretin muaj radhazi në qershor, pasi kostoja e karburantit ra dhe rritja e çmimeve të ushqimeve u ngadalësua. Të dhënat, të cilat treguan vetëm rënien më të vogël të inflacionit bazë, nuk ka gjasa të ndikojë Bankën Qendrore Europiane, e cila ka rritur për të nëntën herë radhazi, normë për korrikun dhe po synon një rritje tjetër në shtator.

Inflacioni në 20 vendet e Eurozonës, ra në 5.5% këtë muaj, nga 6.1% në maj, një rënie pak më e madhe se sa parashikohej nga ekonomistët. Gjermania ishte i vetmi vend, që raportoi rritje, sipas Eurostat.

Ndërsa në Eurozonë tendenca e çmimeve është në rënie të qëndrueshme, në Shqipëri tendenca ishte në rritje, të paktën në maj, kur raportohet e dhëna e fundit nga INSTAT, duke treguar për një ndikim më të fortë të faktorëve të brendshëm në tendencën e çmimeve, në raport me inflacionin e importuar.

Pas gjashtë muajsh radhazi, kur shfaqi shenja ngadalësimi, rritja e çmimeve u përshpejtua sërish në vend në muajin maj, përkundrejt pritshmërive të Bankës së Shqipërisë që treguesi të kishte një ulje graduale përgjatë këtij viti.

Sipas INSTAT, rritja vjetore e çmimeve në muajin Maj është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +3,58 pikë përqindje.

Dhe në një vend, ku familjet çojnë mbi 40% të shpenzimeve për t’u ushqyer, nga 13% që është mesatarja europiane, ndikimi në buxhetin e familjeve vijon të jetë është domethënës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco