VIDEO/ Drejtoria e Tatimeve publikon pamjet e ‘Inspektorit të tatimeve’, denoncojeni

11:33, 19/02/2023
A+ Aa A-

Drejtoria e Tatimeve ka bërë publike një video të siguruar nga kamerat e një biznesi ku tregohet një person, i cili megjithëse nuk është i punësuar në strukturat e Administratës Tatimore është paraqitur si Inspektor Tatimesh në këtë biznes.

DPT ka sqaruar se ka marrë të gjitha masat duke e referuar rastin e paraqitur në këtë video në Prokurorinë e Tiranës teksa ka bërë thirrje që të denoncohet personi në fjalë nga ata që e njohin apo përballen me të.

Gjithashtu, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ju ka bërë thirrje çdo tatimpaguesi të japë kontributin e tij për të denoncuar rastet abuzive me qëllim mbrojtjen e të drejtave të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco