Lajmi i fundit

Zhdukja e nënës me tre fëmijët/ Arrestohet burri për dhunë ndaj gruas, shkaktoi vetëvr**jen e vajzës 9-vjeçare

Nga Buxheti, 10-fishohen pagesat ditore: 100 mln euro brenda ditës u dhanë për kompanitë e ndërtimit

Nga Buxheti, 10-fishohen pagesat ditore: 100 mln euro brenda ditës u dhanë për kompanitë e ndërtimit

08:15, 29/12/2022
A+ Aa A-

Fluksi i pagesave buxhetore është rritur ndjeshëm përgjatë muajit dhjetor në mbyllje të vitit.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se pagesat ditore që çelen nga thesari arritën në rreth 12 miliardë lekë ose rreth 100 milionë euro mw datw 27 dhjetor 2022.

Kjo shumë ishte 8-10 herë më e lartë se pagesat ditore në ditët e fund muajit përgjatë gusht-nëntor 2022.

Të dhënat të detajuara nga pagesat thesarit tregojnë se pjesa më e madhe e tyre mbi 90 për qind po shkon për kompanitë e ndërtimit që kishin kontrata me qeverinë.

Kompanitë e ndërtimit po marrin fondet e garancive që ngurtësohen në buxhet kur nis zbatimi i kontratave. Gjithashtu kompanitë po marrin edhe pagesat për situacionin e punimeve.

Një fond prej 2 miliardë lekësh që zuri 18 për qind të pagesave ditore të thesarit me 27 dhjetor shkuan për Autoritetin e Aviacionit Civil.

Pagesat më të zakonshme që po bëhen këto ditë janë honorarët për udhëtime të brendshme të aparatit shtetëror.

Pagesat buxhetore nga thesarit i shtetit variojnë nga 1,2- 3 miliardë lekë në ditë, para muajit dhjetor, por këto ditë ato janë shumëfishuar.

Përqendrimi i pagesave buxhetore në muajin dhjetor lidhet jo vetëm më keqadministrimin e tyre por edhe me një efekt negativ në ekonomi. Pagesa jo të zakonta të përqendruara krijojnë kushte artificiale për rritjen e çmimeve në këto ku inflacioni ka kapur majat.

Qeveria edhe pse ishte shumë dobët me realizimin e programit të fondeve të investimeve publike deri në fillim të nëntorit, kur lëshoi aktin e katërt normativ për ndryshimin e buxhetit 2022, e çoi sërish më rritje fondin e investimeve publike në vend të që të aplikonte shkurtime nga mosrealizimi i lartë.

Rishikimi i fundit i çoi shpenzimet kapitale në 122,6 miliardë lekë ose rreth 1 miliardë euro.

Rritja e këtij zëri u bë në një kohë që përgjatë 10 muajve, nga janari në tetor 2022 janë shpenzuar vetëm 55,7 miliardë lekë dhe për dy muaj u autorizuan 67 miliardë lekë.

Në dy muaj qeveria mori angazhime sa 54.5 % të gjithë programit vjetor të investimeve, shumica e të cilave po alokohen këto ditë./B.Hoxha/MONITOR

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco