Rriten gjobat për bizneset dhe individët që kryejnë evazion fiskal

Rriten gjobat për bizneset dhe individët që kryejnë evazion fiskal

11:27, 14/10/2022
A+ Aa A-

Ministria e Financave ka aplikuar ndryshime ligjore në ligjin e Procedurave Tatimore, nëpërmjet të cilave Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve merr kompetenca më të forta për të kontrolluar individët e pasur në vend.

Bëhet fjalë për krijimin e një databaze me individët e pasur, të cilët do të jenë subjekt kontrolli për evazion fiskal.

Ndryshimet e reja ligjore referojnë se, administrata tatimore mban regjistër të veçantë të individëve sipas të dhënave të gjendjes civile, për efekt të deklarimit nga ana e tyre të të ardhurave individuale të realizuara.

Rriten penalitetet për tatimpaguesit entitete për mosdeklarim të punonjësve dhe fshehje të pagës.

Në legjislacionin aktual, penaliteti është 100% të detyrimit dhe kontributit të llogaritur për të gjithë tatimpaguesit.

Në ndryshimet e reja bëhet 200% të detyrimit dhe kontributit të llogaritur për tatimpaguesit entitete juridike dhe 100% të detyrimit dhe kontributit për të gjithë tatimpaguesit e tjerë.

Hiqet Akciza për bateritë të cilët përdoren për panelet diellore dhe makineritë elektrikë.

Gjithashtu, paketa fiskale merr në konsideratë përjashtimin nga TVSH-ja në import apo furnizimi i druve të zjarrit për periudhën 1 Janar – 31 Dhjetor 2023.

Projekt-paketa e vitit 2023 unifikon akcizën për birrën (prodhues vendas e të huaj), pavarësisht sasisë së prodhimit. Akciza do të jetë nga 360 lekë/HL, në 710 lekë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco