Koha e duhur për të blerë vilën tuaj në Korçë!
E pozicionuar në juglindje të Shqipërisë, Korça gëzon reputacionin e një prej qyteteve më të vizituara të Shqipërisë me një frekuentim gjithnjë e në rritje si nga turistët ditor, ashtu edhe nga turistë të cilët preferojnë të kalojnë disa ditë pushimi.
Sipas të dhënave zyrtare, kapaciteti prej rreth 3,000 shtretërish është maksimalisht i rezervuar gjatë muajve të nxehtë të verës, festave të ndryshme, sezonit dimëror, si dhe gjatë fundjavave. Si rrjedhim, Korça është kthyer në një destinacion atraktiv jo vetëm për të jetuar a pushuar, por edhe për të investuar.
Në harmoni me çfarë ka sa tërheqëse po aq unike qyteti i Korçës, vjen projekti më i ri turistik dhe rezidencial Belvedere Korça. Belvedere Korça vjen si një lagje e re e ndërtuar mbi kulturën, traditën dhe stilin e Korçës së hershme.
Kompleksi shtrihet pranë kurorës së gjelbër të parkut Rinia, në kodrën e Belvederes me të njëjtën emër dhe është projektuar për të ofruar më të mirën e Korçës jo vetëm për banorët, por për të gjithë ata që dinë të shijojnë jetesën elegante.
Belvedere Korça përfshin 80 vila sipas tipologjive të ndryshme, të formësuara për të plotësuar nevojat dhe dëshirat e çdo banori, për të pushuar a jetuar. Vilat janë ndërtuar duke u frymëzuar nga elemente tradicionale të arkitekturës korçare ndërthurur në formën më elegante me frymën bashkëkohore.
Guri i gdhendur në përpunimet dekorative, kolonat e hyrjes, shkallët, grilat prej druri dhe muret rrethuese prej guri janë elementët dekorativ tipik të arkitekturës korçare. Këto elemente vijnë në marrëdhënie simbioze me vilat e Belvedere Korça, për të gjithë që duan stilin klasik të jetesës. Ky stil arkitekturor autentik i Korçës shkrihet me standardet më të larta të ndërtimit.
5 arsye pse vila juaj duhet të jetë në Belvedere Korça:
Dhe e fundit, por jo nga rëndësia. Duke marrë shkas nga avantazhet e shumta qe mbart ky projekt, Belvedere Korça vjen me një risi siç është programi i qiradhënies. Përmes këtij programi, pronari i një vile merr përfitim financiar apo kthim të shpejtë të investimit. Në këtë program qiradhënie të gjithë ata që do të preferojnë, mund të shfrytëzojnë vilën në periudha të caktuara për veten e tyre, ndërkohë që përfitojnë nga dhënia me qira në pjesën tjetër të kohës përgjatë katër stinëve të vitit.
Belvedere Korça ju thërret për të bërë tuajën një nga vilat e shumëllojshme, të shkrira me terrenin por pa humbur individualitetin e tyre.
© SYRI.net