VIDEO-SYRI TV/ Blerja e energjisë nga bizneset, afati 6 muaj afat për 7400 biznese

VIDEO-SYRI TV/ Blerja e energjisë nga bizneset, afati 6 muaj afat për 7400 biznese

17:32, 30/12/2021
A+ Aa A-

Ministria e Energjisë ka vendosur të shtyjë me 6 muaj afatin e procesit për blerjen e energjisë elektrike për rreth 7 400 biznese. Ky vendim erdhi pas kundërshtisë së shoqatave të biznesit për të dalë në treg të lirë për blerje energjie nga janari i 2022.

Nga SYRI TV

Ministria e Energjisë ka vendosur të shtyjë me 6 muaj afatin e procesit për blerjen e energjisë elektrike për rreth 7 400 biznese. Vendimi erdhi pas kundërshtisë së shoqatave të biznesit për të dalë në treg të lirë për blerje energjie nga janari 2022.

Ministrja Belinda Balluku tha se ky vendim vjen si mbrojtje ndaj konsumatorëve, edhe pse pranoi se kjo masë nuk ndihmon liberalizimin e tregut.

Për subjektet e lidhura me tensionin e mesëm, të cilat do ta siguronin energjinë me çmimet e tregut OSHEE kishte parashikuar nisjen e fazës së dytë të liberalizimit të tregut të energjisë në fillim të vitit të ardhshëm. Por kjo nuk u mirëprit prej tyre, teksa paralajmëruan edhe rritjen e çmimeve të produkteve në tregun vendas.

Me tarifat aktuale konsumatorët familjarë paguajnë 9,5 lekë për kilovat orë, ndërsa bizneset që janë të lidhura me tensionin e mesëm 20 kilovolt, paguajnë 1 kilovat orë energji për 11 lekë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco