Eksperti i ekonomisë Muço: Open Balkan nuk favorizon Shqipërinë

Eksperti i ekonomisë Muço: Open Balkan nuk favorizon Shqipërinë

16:59, 27/12/2021
A+ Aa A-

Eksperti i ekonomisë Klodian Muço në një intervistë në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, me moderatoren Armela Ferko, foli për Open Balkan.

Muço theksoi se Open Balkan nuk favorizon Shqipërinë, pasi me këto rregulla loje, vendi ynë do ishte në disavantazh.

“Me këto rregulla loje, ne e nisim me disavantazh. Bizneset tona duhet thënë se janë mini-biznese në 90 përqind të tyre. Open Balkan nuk favorizon Shqipërinë.

Qumështi prsh pas heqjes së barriereva do të vijë më lirë e kompanitë prodhuese në Shqipëri mund të falimentojnë, pra është lajm i keq për bizneset shqiptare. Në një treg të lirë, do të shesësh më pak. Ne edhe sot shkojmë e vijmë në Maqedoni të Veriut, Serbi etj, shkojmë e vijmë me pasaportë, ndryshimi është që do shkonim me kartë identiteti”, deklaroi Muço.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco