Shtyhet fiskalizimi, zbardhet afati i radhës për bizneset

Shtyhet fiskalizimi, zbardhet afati i radhës për bizneset

20:41, 24/12/2021
A+ Aa A-

Shtyhet deri në 30 qershor 2022 afati i fiskalizimit. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministrja e Ekonomisë, Delinda Ibrahimaj e cila njofton se deri në datë 30 Qershor 2022 nuk do të aplikohen penalitete që rrjedhin nga zbatimi i ligjit të Fiskalizimit.

Nga kjo shtyrje do të përfitojnë disa kategori tatimpaguesish:

1- tatimpaguesit e regjistruar me përgjegjësinë tatimore të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël dhe që nuk janë të regjistruar për TVSH-në, të cilët kryejnë vetëm shitje me para në dorë kundrejt konsumatorëve finalë, persona të patatueshëm;

2- tatimpaguesit që ofrojnë furnizimin me ujë për konsumatorët finalë si dhe tregu i rregulluar i energjisë elektrike;

Reagimi i Ibrahimajt:

Lajmë i mirë! Deri në datë 30 Qershor 2022 nuk do të aplikohen penalitete që rrjedhin nga zbatimi i ligjit të Fiskalizimit sipas vendimit të marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave,për disa kategori tatimpaguesish:

Tatimpaguesit e regjistruar me përgjegjësinë tatimore të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël dhe që nuk janë të regjistruar për TVSH-në, të cilët kryejnë vetëm shitje me para në dorë kundrejt konsumatorëve finalë, persona të patatueshëm;

Tatimpaguesit që ofrojnë furnizimin me ujë për konsumatorët finalë si dhe tregu i rregulluar i energjisë elektrike;

Qëllimi ynë është dhënia e kohës së mjaftueshme për bizneset që të ngrenë, të përshtasin dhe të familjarizohen me lehtësi e sa më mirë me procesin e ri të fiskalizimit.

Qasja jonë do të vijojë të jetë edukuese dhe këshilluese, me qëllim rritjen e efektivitetit të procesit, zbatimin e plotë dhe raportimin në kohë reale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco