Lajmi i fundit

Arkitektët e patronazhuar dhe libri i ‘kuq’ që sugjeron Ramën mbret dhe asgjesimin e zgjedhjeve

VIDEO/ Turqia fiton me SHBA-në dhe largohet me nder nga turneu

VIDEO/ Turqia fiton me SHBA-në dhe largohet me nder nga turneu

08:28, 26/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Turqia ka marrë një fitore spektakolare 3-2 ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës në raundin e tretë të Botërorit 2026, falë një goli dramatik të shënuar në minutën e tetë shtesë.

Amerikanët e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë, duke kaluar në epërsi që në minutën e tretë me Auston Trusty. Megjithatë, reagimi i Turqisë ishte i menjëhershëm dhe Arda Guler barazoi shifrat në minutën e 10-të, ndërsa Baris Yilmaz, pas një devijimi të goditjes së Orkun Kokçu, i dha vendasve epërsinë 2-1 në minutën e 31-të.

Në pjesën e dytë, SHBA-ja riktheu ekuilibrat me një supergol të Sebastian Berhalter në minutën e 49-të, duke e bërë edhe më emocionuese sfidën.

Të dyja skuadrat krijuan raste të shumta, ndërsa portierët u shndërruan në protagonistë me pritje vendimtare.

Kur gjithçka tregonte se ndeshja do të mbyllej në barazim, Turqia goditi në sekondat e fundit.

Pas një aksioni të rrezikshëm dhe një topi të kthyer në zonë, Kaan Ayhan u gjend në vendin e duhur dhe e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 90+8, duke vulosur fitoren dramatike 3-2.

Me këtë fitore Turqia largohet me nder nga Botërori, ndërsa SHBA e mbyll grupin si kryesuese.

Përmbledhja e ndeshjes Turqi-SHBA 3-2

https://www.flashscore.com/match/football/turkey-QeijuHo5/usa-fuitL4CF/video/1471453/?mid=SCvmMa2U

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco