Botërori 2026 ka hyrë në histori si edicioni me numrin më të madh të spektatorëve në stadiume. Turneu që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada ka kaluar shifrën e 3.6 milionë tifozëve, duke thyer rekordin e mëparshëm të vendosur në Botërorin 1994.
Rekordi i ri u arrit pas përfundimit të ndeshjeve Ekuador – Gjermani dhe Kuraçao – Bregu i Fildishtë. Deri tani, mbi 3.6 milionë tifozë kanë ndjekur nga afër sfidat e këtij Botërori.
Megjithatë, Botërori i vitit 1994 vazhdon të mbajë rekordin për mesataren më të lartë të shikuesve për ndeshje. Atëherë, në 52 takime u regjistrua një mesatare prej 68.626 spektatorësh, ndërsa edicioni aktual, pas 56 ndeshjeve të zhvilluara deri më tani, ka një mesatare prej 64.381 tifozësh për takim. Botërori 2026, megjithatë, përfshin 48 kombëtare dhe gjithsej 104 ndeshje, dyfish më shumë skuadra sesa edicioni i vitit 1994.
Në renditjen e Botërorëve me pjesëmarrjen më të lartë të tifozëve, vendin e tretë e mban Botërori 2014 në Brazil me 3.4 milionë spektatorë, ndërsa pesëshja plotësohet nga edicionet e Katarit 2022 dhe Gjermanisë 2006.
© SYRI.net