U dëmtua para Botërorit, Karim Benzema do jetë në finalen Francë-Argjentinë

U dëmtua para Botërorit, Karim Benzema do jetë në finalen Francë-Argjentinë

10:17, 15/12/2022
A+ Aa A-

Sulmuesi francez Karim Benzema ishte i pafat, pasi u dëmtua para nisjes së Botërorit dhe nuk arriti të marrë pjesë me Francën në “Katar 2022”, megjithatë emri i tij figuron ende në listën prej 26 futbollistësh të “gjelave”.

Pikërisht për këtë arsye, sulmuesi ka prerë biletën për në Katar, për të ndjekur finalen me shokët e tij të përfaqësueses, pasditen e të dielës, aty ku të besuarit e Deschamps do të kërkojnë mbrojtjen e trofeut.

Nuk dihet ende nëse Benzema është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi, megjithatë sulmuesi shpreson se do të mund të marrë një medalje si kampion Bote edhe pa luajtur asnjë minutë, vetëm për faktin që ka qenë pjesë e listës që përfaqësojnë Francën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco