Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

Ndërron jetë një reporter në Katar

Ndërron jetë një reporter në Katar

22:15, 11/12/2022
A+ Aa A-

Këtë të diel është njoftuar ndarja papritur nga jeta e Khalid Al Misslam.

Ky është gazetari i dytë që vdes gjatë Kupës së Botës në Katar, pas amerikanit, Grant Wahl.

Për momentin nuk dihen shkaqet e ngjarjes tragjike.

Khalid Al Misslam punoi si fotoreporter për kanalin e Katarit “Al Kass TV”.

Deri tani, nuk ka asnjë informacion të mëtejshëm për vdekjen e Al Misslam.

“Gulf Times”, një gazetë e Katarit, i dërgoi ngushëllimet familjes përmes mediave sociale.

Kjo ngjarje ndodhi pak orë pas vdekjes së Grant Wahl, ku gazetari amerikan vdiq teksa ishte i angazhuar në Kupën e Botës.

Raportet e para zbuluan se Wahl, 48 vjeç, po mbulonte ndeshjen mes Argjentinës dhe Holandës në stadiumin “Lusail”.

Në këtë Botëror, në Katar, kanë ndodhur dy vdekje të papritura nga radhët e medias. Dhe të dyja, brenda pak orësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco