Klubi anglez ‘blindon’ portierin që shkëlqeu në Botëror

Klubi anglez ‘blindon’ portierin që shkëlqeu në Botëror

12:47, 30/07/2018
A+ Aa A-

Jordan Pickford ishte një nga lojtarët më impresionues jo vetëm për Kombëtaren e Anglisë në Botërorin e Rusisë.

Ai konfirmoi talentin si portier dhe tek Evertoni e kanë kuptuar që 24-vjeçari duhet “blinduar” me një kontratë të re dhe sigurisht me një pagë shumë më të mirë.

Kjo lëvizje e klubit vjen edhe për të larguar zërat e merkatos, ku Chelsea e shikon Pickford si portierin e ardhshëm në vend të Courtois, por mund të jetë e pamundur.

Everton e bleu për 30 milionë euro portierin nga Sunderlandi dhe nuk ka ndërmend të privohet nga ai, madje kërkon të ndërtojë rreth tij një ekip solid.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco