Mbappe e mbajti të fshehtë, paska luajtur i dëmtuar në dy ndeshjet vendimtare

Mbappe e mbajti të fshehtë, paska luajtur i dëmtuar në dy ndeshjet vendimtare

19:33, 25/07/2018
A+ Aa A-

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe, ka treguar se në gjysmëfinalen dhe finalen e Kupës së Botës ka luajtur me një dëmtim në shpinë.

19-vjeçari ka bërë të ditur se kishte dëmtuar tri unaza vertebrale vetëm tri ditë para ndeshjes kundër Belgjikës. Megjithatë, ai luajti si titullar në dy ndeshjet e fundit.

“Ishte thelbësore ta mbanin të fshehtë nga kundërshtarët tonë, pasi ata do ta shfrytëzonin këtë dhe të më godisnin në pjesët e ndjeshme. Kjo është arsyeja se pse stafi dhe lojtarët e mbajtëm të fshehur, edhe për finalen”, ka thënë sulmuesi i PSG-së.

Mbappe ishte një lojtarët më të mirë të turneut dhe në fund mori çmimin për lojtarin e ri më të mirë të Botërorit.

Ai theu rekordin për lojtarin më të ri që ka shënuar dy gola në një ndeshje të Kupës së Botës dhe u bë adoleshenti i parë që nga Pele që ka shënuar gol në finale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco