‘Kryqëzohet’ arbitri iranian, shkaktare bëhet një femër

‘Kryqëzohet’ arbitri iranian, shkaktare bëhet një femër

18:24, 22/07/2018
A+ Aa A-

Arbitri iranian, Alireza Faghan, është vendosur në qendër të sulmeve kritike në vendin e tij.

Arbitri që ishte pjesë e Kupës së Botës i ka dhënë dorën një femre dhe kjo është arsyeja kryesore e kritikave.

Sipas ligjit të Islamit në Iran, një burrë nuk duhet të prekë një femër të panjohur, përveçse në rastet urgjente.

Faghani ishte një nga arbitrat e mirë të këtij Botërori pasi arbitroi dhe ndeshjen midis Anglisë dhe Belgjikës e vlefshme për vendin e tretë dhe të katërt.

Ndërkohë ai vazhdoi më tej duke iu përgjigjur kritikëve duke thënë: “Nuk e kuptoj këtë. Ajo më përgëzoi për gjykimin që bëra unë. Nëse ata vazhdojnë të më kritikojnë për këtë, ju them që tani se do largohem. Do marr gruan dhe fëmijët e mi dhe do iki”.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco