Humbi bastin me Beckham në Botëror, Ibra e ‘paguan shtrenjtë’

Humbi bastin me Beckham në Botëror, Ibra e ‘paguan shtrenjtë’

10:36, 20/07/2018

Zlatan Ibrahimoviç do të marrë pjesë në një ndeshje të Anglisë, veshur me fanellën e “Tre Luanëve”, në “Wembley”, dhe do të hajë peshk e patate të skuqura, pas humbjes së një basti me David Beckham.

Ky bast u vendos publikisht mes Ibrahimovic dhe Beckham përpara se Anglia të mundte Suedinë në çerekfinale të Kupës së Botës.

Udhëheqësi kryesor i Suedisë, Ibrahimoviç, propozoi që Beckham ta marrë yllin e LA Galaxy në IKEA dhe të blejë aty çdo send të zgjedhur prej tij për rezidencën e re në Los Angeles, nëse Suedia fitonte.

Nëse Anglia do të fitonte, siç ndodhi në fakt, Ibrahimovic pranoi ta shoqëronte ikonën e Manchester United, Beckham, në një lojë të kombëtares angleze, me fanellën e “Tre Luanëve”, para se të shijonte peshq dhe patate të skuqura për gjysmë ore.

Me verdiktet e zbuluara tani të “Rusia 2018”, Ibrahimoviç është gati t’i shkojë deri në fund marrëveshjes.

“David, kemi vënë një bast, po e kam humbur, – tha Ibrahimoviç, i cili luajti së bashku me Beckham te PSG. – Unë jam duke ardhur në “Wembley” për të parë ndeshjen e Anglisë me fanellën e kombëtares angleze veshur, si dhe për të ngrënë peshk e patate të skuqura. Vetëm më jepni kohë për të marrë pak frymë”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat