Organizim model/ Duka i dërgon Infantinos mesazh urimi për Botërorin

Organizim model/ Duka i dërgon Infantinos mesazh urimi për Botërorin

12:07, 18/07/2018
A+ Aa A-

Me Francën kampione, Kroacinë e renditur në vendin e dytë dhe me plot surpriza dhe emocione të paharrueshme, u mbyll Kampionatit Botëror “Rusi 2018”, shkruan Syri.net.

Një eveniment madhështor që zgjati një muaj, ku tërhoqi vëmendjen e gjithë botës.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i ka dërguar një letër kreut të FIFA-s, Gianni Infantino, ku e ka uruar për organizimin model të turneut më të madh të futbollit.

“Një kompeticion magjik, me një organizim model dhe me spektaklin e garantuar”.

Kështu shkruan Duka në letrën e tij drejtuar Infantinos për Kampionatin e 21-të Botërorit të futbollit.

Ndër të tjera, president Duka thekson: “Të gjithë ne shijuam të dielën çastin magjik dhe jashtëzakonisht emocionues të ngjarjes më prestigjioze në arenën e futbollit, e cila kurorëzoi Francën si fituese të këtij turneu. Këto tridhjetë ditë të mbushura me emocione, pasion, e gëzim ishin dëshmia e përkryer se loja e futbollit mbetet frymëzimi më i madh që mbledh së bashku njerëzit nga e mbarë bota, pa dallim flamujsh e kombësish.

Padyshim, Kupa e Botës, kjo ngjarje unike në çdo zhvillim të sajin, mblodhi rreth saj edhe emocionet e mbarë shqiptarëve dhe për këtë, më lejoni të shpreh një falenderim të sinqertë për FIFA-n si organizata që e mundësoi këtë spektakël.

Ky eveniment në Rusi, jo vetëm që ishte një organizim i përkryer në nivelin e ofrimit dhe administrimit të spektaklit, por natyrisht edhe një reflektim i filozofisë Suaj, një rezultat i pamohueshëm i punës së palodhur, shpirtit të ekipit dhe vizionit largpamës, Tuajin në radhë të parë, dhe padyshim e çdo anëtari që ka kontribuar në realizimin e këtij aktiviteti.

Gjej rastin, që në emër edhe të Federatës Shqiptare të Futbollit të falënderoj çdo pjesëtar të këtij aktiviteti, futbollistë, arbitra, stafe teknike, ata që kanë punuar pafund pas skenave, dhe veçanërisht dua t’ju përgëzoj Juve personalisht për mundësimin e këtij suksesi”, përfundon Duka në letrën e tij për Presidentin e FIFA-s në mbyllje të Botërorit në Rusi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco