Edhe presidenti i FIFA-s gaboi në parashikimin për fituesin e Botërorit

Edhe presidenti i FIFA-s gaboi në parashikimin për fituesin e Botërorit

08:35, 16/07/2018
A+ Aa A-

Në një intervistë dhënë për “Mediaset”, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, analizoi Kupën e Botës së zhvilluar në Rusi, të porsapërfunduar.

Kreu i institucionit më të lartë futbollistik deklaroi se ky ishte Kampionati Botëror më i mirë në histori: “Nuk jam objektiv, por sipas meje, kjo ishte Kupa e Botës më e mirë në histori”.

Gjithsesi Infantino ka çuditur më shumë me atë që sipas tij kishte dhënë sinjalet se do të fitonte trofeun.

“Pas ndeshjes kundër Portugalisë, u thash miqve të mi se Spanja do të ishte Kampionia e Botës. Më pas ata u mposhtën me penallti nga Rusia, por Spanja ka futbollistë, ekip dhe gjithçka për tu rikthyer te rezultatet e mira. Në këtë Botëror, VAR ishte gjëja më e mirë”, tha Infantino.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco