VIDEO/ Plas sherri pas ndeshjes Gjermani-Suedi, ja çfarë ndodhi në sekondat e fundit

VIDEO/ Plas sherri pas ndeshjes Gjermani-Suedi, ja çfarë ndodhi në sekondat e fundit

23:17, 23/06/2018
A+ Aa A-

Ka përfunduar në mënyrën më dramatike dhe plot emocionuese ndeshja ndërmjet Gjermanisë dhe Suedisë.

Në sekondat e fundit të ndeshjes, ishte Toni Kroos i cili shënoi një gol të jashtëzakonshëm duke “zgjuar” Gjermaninë që do të vijojë të jetë pjesë e Kampionatit Botëror.

Por menjëherë pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit, trajneri i Suedisë, Jane Anderson, u përfshi në një debat të nxehtë me menaxherin e kombëtares gjermane, Oliver Bierhoff.

Gjermanët akuzohen për mosrespektim dhe thuhet se kanë bërë gjeste tek drejtuesit suedezë, teksa po vraponin për të festuar golin. Siç raportojnë mediat nga Suedia, trajneri Anderson thotë se disa prej gjermanëve po vraponin duke bërë veprime fyese, prandaj edhe ishte nxehur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco