FOTO/ A duhet t’i heqë Behrami tatuazhet për ndeshjen me Serbinë?

FOTO/ A duhet t’i heqë Behrami tatuazhet për ndeshjen me Serbinë?

10:11, 22/06/2018
A+ Aa A-

“Telenovela” rreth ndeshjes së sotme ndërmjet Zvicrës dhe Serbisë vazhdon të stërzgjatet.

Mediat serbe sërish janë marrë me futbollistët shqiptarë, kësaj radhe me Xherdan Shaqirin e Valon Behramin.

Për Shaqirin ankohen që do t’i ketë këpucët me flamuj të Zvicrës në njërën këmbë dhe me atë të Kosovës në këmbën tjetër.

Pyetja është nëse FIFA do ta lejojë një gjë të tillë si dhe tifozë me flamurin e të ashtuquajturës Shqipëri e Madhe, shkruan Kurir.rs.

Sipas Infosporti, edhe Valon Behrami është i përgatitur për provokim. 

Në dorën e majtë e ka tatuazhin me Flamur të Kosovës, në të djathtën Flamurin e Shqipërisë, ndërsa në gjoks e ka stemën e Zvicrës, shkruan Kurir.

Nëse Shaqiri mund t’i ndërrojë këpucët, atëherë çfarë do të bëjë Behrami?

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco