Brazili u ankua për VAR-in, merr nga FIFA përgjigjen që nuk e priste

Brazili u ankua për VAR-in, merr nga FIFA përgjigjen që nuk e priste

08:04, 21/06/2018
A+ Aa A-

Në ndeshjen mes Brazilit dhe Zvicrës të mbyllur në barazim 1-1, u regjistruan disa momente të dyshimta për të cilat u duk sikur sistemi VAR nuk ndërhyri siç edhe e parashikon rregullorja, duke përfshirë këtu edhe golin e barazimit të Kombëtares “helvetike”.

Kjo detyroi Federatën Braziliane që t’i niste një ankesë zyrtare FIFA-s në lidhje me këtë dhe madje t’i kërkonte edhe një kopje të korrespodencës mes arbitrave të VAR-it dhe kryesorit të ndeshjes.

Organizmi botëror i futbollit i ka kthyer një përgjigje zyrtare Kombëtares “seleçao”, duke theksuar se sistemi VAR është aktivizuar sipas rregullores në çdo moment të dyshimtë, por për këtë nuk është e domosdoshme të ndërpritet ndeshja pasi kjo ndodh vetëm në momente kur marrja e një vendimi kërkon më shumë kohë.

Ndërkohë në lidhje me kërkesën e asaj çfarë kanë biseduar arbitrat me njëri-tjetrin, FIFA u përgjigj se diçka e tillë përbën shkelje të privatësisë së “bilbilave” e për pasojë nuk mund të pranohet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

vzhgues21/06/2018 10:40

Ndonëse në këtë kampionat u praktikua kondrolli i kamerave me sistemin VAR, për të saktësuar vendimmarjen e bilbilit të arbitrit kryesor në fushë, u vu re se u shtuan ndërhyrjet e parregullta të mbrojtjes në zonën e rreptësisë, të pa ndëshkuara. Albitrat kanë qenë të kujdesshëm që qofte edhe për një shtyrje të sulmuesit nga një mbrojtës, të japin ndëshkimin e penalltisë. Në disa ndeshje të këtij kampionati, janë parë skena flagrante ku mbrojtësi e ka mbërthyer me të dy krahët silmuesin e bile duke e rrezuar në tokë, e kjo ka kaluar pa ndëshkim.

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco