E pabesueshme/ Kartoni i Busquets i jep Spanjës kreun e grupit

E pabesueshme/ Kartoni i Busquets i jep Spanjës kreun e grupit

00:14, 21/06/2018
A+ Aa A-

Pas përfundimit të ndeshjeve të djeshme, Spanja e sheh veten në vendin e parë në renditjen e Grupit B vetë falë një karton të verdhë më pak që ka marrë sesa Portugalia.

Dy skuadrat kanë pikë të barabarta, diferencë golash e golavarazh të njëjtë, ndaj ajo që përcakton diferencën mes dy ekipeve është loja e pastër, pasi skuadrat kanë një bilanc identik në çdo gjë tjetër.

Spanja merr vendin e parë për arsyen se ka një karton të verdhë (të marrë nga Buskets ndaj Portugalisë), ndërsa Portugalia ka dy lojtarë të ndëshkuar me të verdhë (Adrien Silva dhe Bruno Fernandes). Si rrjedhojë, spanjollëve u shkon kreu i grupit.

Por kjo nuk do të thotë asgjë, pasi në ndeshjet e fundit, gjithçka mund të ndryshojë. Në bazë të një kombinimi rezultatesh ku Spanja dhe Portugalia munden përkatësisht nga Maroku dhe Irani në ndeshjet e fundit, do të jetë golavarazhi ose kartonët ata që do të përcaktojnë se cila mes dy skuadrave të Gadishullit Iberik do të ndjekë iranianët në turin tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco