VIDEO/ Ja pse futbollistët i grisin çorapet në pjesën e pasme

VIDEO/ Ja pse futbollistët i grisin çorapet në pjesën e pasme

22:48, 18/06/2018
A+ Aa A-

Kampionati Botëror tashmë ka disa ditë që ka filluar dhe normalisht që mediat dhe tifozët menjëherë kanë filluar të merren me detajet.

Një nga detajet janë çorapet e shqyera nga Neymar në pjesën e prapme në ndeshjen mes Përfaqësueses së Brazilit dhe Zvicrës.

Ky është një fenomen mjaft i popullarizuar te lojtarët profesionistë, ndërsa supozohet se bëhet nga lojtarët për të liruar tensionin në muskulin e pasmë dhe për të zvogëluar dhimbjet në fazën finale të ndeshjes.

Kjo është një gjë që bëhet individualisht nga vetë lojtarët dhe varet nga preferenca e tyre.

Por, as kjo nuk i ndihmoi yllit brazilian për të fituar ndaj zviceranëve.

Neymar u markua në mënyrë fantastike, posaçërisht nga Valon Behrami, i cili ishte hije e yllit të PSG-së.

Braziliani u ndal në mënyrë të palejuar gjatë ndeshjes plot dhjetë herë, më së shumti për një lojtar deri më tani në Kampionatin Botëror.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco