Trajneri i Kroacisë: Ja përse e përjashtova nga kombëtarja sulmuesin e Milanit

Trajneri i Kroacisë: Ja përse e përjashtova nga kombëtarja sulmuesin e Milanit

17:34, 18/06/2018
A+ Aa A-

Nikola Kalinic zyrtarisht është përjashtuar nga ekipi kroat.

Sulmuesi i Milanit nuk do të jetë më pjesë e Kroacisë në Kupën e Botës që po mbahet në Rusi.

Lajmi është konfirmuar nga trajneri i Kroacisë, Zlato Dalic, i cili para gazetarëve është përpjekur të sqarojë arsyet që çuan deri në largimin e Kalinic.

 “Ai ishte pjesë e skuadrës me Nigerinë, por tha se nuk është gati për lojë, ai nuk ishte i përgatitur as për Brazilin, ai nuk ishte gati edhe në stërvitje dje”, ka deklaruar Dalic.

“Unë kam nevojë për lojtarë me shëndet të mirë dhe të gatshëm për lojë”, ka përfunduar ai

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco